Real Madrid duket se nuk është duke e mbajtur në sezonin e ardhshëm trajnerin e saj Carlo Ancelotti, një rrugëtim i tij në La Liga duket se nuk do të jetë i sigurt ca e vendos në një pozitë largimi dhe në kërkim të një ekipi tjetër.
I cilësuar si një ndër më të mirët në fushën e tij ai pritet që të ketë një seri ofertash dhe skuadra që afrohen për ta pasur si drejtues.
I kushtëzuar për qendrimin e tij vetë Perez është shprehur se qëndrimi i tij te madrilenët do të jetëm vetëm nëse ai arrin të sigurojë dy tituj për ta, La Liga dhe Champions League.Aspak shqetësuese kjo situatë për Ancelottin, duke qenë se ai ka dhënë një përvojë dhe eksperiencë në këtë ekip duke e mbështetur dhe ofruar të gjithë mundësinë për një rrugëtim të mirë.
Deri më tani kualifikimi në cerekfinale jep më shumë shpresë për ekipin, sa i përket Ligës së Kampionëve, një titull i cili zotërohet nga sezoni i kaluar prej madrilenëve. Rrugetimi ne La Liga është pozitiv duke qenë në luftë e tyre për titull, të poziciomuar në vendin e dytë. Tashmë aspak shqtësuese situata për Ancelottin, kjo sepse në media qarkullon prej kohësh një lajm se do të jetë Chelsea që ofron një ofertë për trajnerin të cilin e kërkon në radhët e tij.
Angelzët pritet të joshin trajnerin me një ofertë e cila pritet të jetë tepër fitimprurëse duke e garantuar lëvizjen e tij mes një oferte tunduese. Nuk ka një konfirmim në lidhje me këtë lajm por shihet si mundësia më e mirë e lëvizjes së trajnerit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.