Ancelotti, kërkon të bëhet I pari trajner I huaj që fiton

Ancelotti I bindur, kërkon të bëhët I pari trajner I huaj që fiton me Brazilin

Carlo Ancelotti dëshiron që të shndërohet në një figurë mjaft të rëndësishme në pozicionimin e tij në Brazil. Lëvzija e teknikut ishte ndër më të bujshmet për ekipin e Brazilit I cili ishte duke hasur një seri vështirësish për shkak të formës së tyre. Njëherësh pozita e tyre nuk ishte aspak e favorshme pasi kërkuan që të kishin një tjetër trajner. Vendosja e Ancelottit në krye të ekipit Brazilian ishte një tjetër risi. Duke qenë se është shndëruar në të parin trajner të huaj për ekipin.

Ancelotti I bindur, kërkon të bëhët I pari trajner I huaj që fiton me Brazilin
Ancelotti I bindur, kërkon të bëhët I pari trajner I huaj që fiton me Brazilin

Pasi këtë detyrë ai e nisi mjaft mirë duke siguruar kështu kualifikimin e tyre në Botërorin 2026. Tashmë, trajneri Italian do të jetë I gatshëm që të bëjë një tjetër hap mjaft të rëndësishëm duke kërkuar dhe kupën e këtij kompeticioni. Kështu ai dëshiron që të vendoset në pozitën që asnjë drejtues më herët nuk ka qenë. Ai do të jetë në krye të ekipit duke sjellë kështu kupën të cilën asnjë trajner I huaj nuk e ka arritur me kombëtaren që ka drejtuar.

Objektivi për Ancelottin duket se është I qartë, ai kërkon që të bëjë një punë mjaft të mirë me ekipin. Qëllim pas këtij kualifikimi sipas tij është vendosja në krye të kompeticionit. Detyra e re tregoi për një tjetër anë të tij dhe një mundësi që ka ai për të drejtuar në formën më të mirë ekipin kombëtar. Brazili është një kombëtare me mjaft histori dhe Ancelotti kërkon që të lejë gjurmën e tij në këtë detyrë.