Carlo Ancelotti është duke u përballur me një sfidë ligjore. Sfidë e cila mund të rrezikojë dhe burgim, e kërkuar nga Prokuroria e Spanjës. Deri më tani asgjë e panjohur në lidhje me këtë aferë që ai akuzohet pasi dyshohet evazion fiskal. Nnë nder veprat që më herët ka prekur dhe yje të tjrë futbolli. Zgjedhja e tyre për të shmangur Tatimin mbi Fitimin, shihet si një zgjidhje.
Rikthimi i tij përseri në Real Madrid në 2021 është pikënisja e kësaj akuzë ku dyshimet janë për shuma 1.062.079 eurosh në vitet fiskale 2014 (386.361 euro) dhe 2015 (675.718 euro), sipas informacionit të Prokurorisë. Në kuadër të kësaj akuze rroga e tij është sekuestruar në momentin që ai është rikthyer përsëri në Los Blancos.
E gjithë situata bëhët më e vështirë pasi kërkesa e prokurorisë ndaj tij është një dënim me katër vite burg. Gjykata e Spanjës është ajo që do të vendosë në lidhje me këtë akuzë. Në të përfshihet gjithashtu dhe fshehja e të ardhurave ku ai ka kaluar një seri të ardhurash drejt një entiteti jashtë spanjës. Kjo bëhët për llogari që ai të shmangë taksën e fitimit në spanjë, një veprim tërësisht anti ligjor.

Një vendim i rëndësishëm për karriërën e Ancelottit, i cili mund të shërbejë si një ndërgjegjësim në masë. Shpesh futbollistët akuzohen për këtë vepër duke shmangur taksën mbi fitimin. Një aferë kjo e cila mund të dëmtojë pozitën e Ancelottit, një trajner nga më të vlerësuarit. Ende nuk dihet se si do të shkojë kjo cështje gjyqësore për të.