Andi Zeqiri, një tjetër bashkim në Bundesligë

Andi Zeqiri, një tjetër bashkim në Bundesligë

Një tjetër lojtar shqiptar shihet si një mundësi për të pasur rikthimin e tij në Bundesligë. Bëhët fjalë për Andi Zeqirin i cili ka tërhequr interesin e Borussia Mönchengladbach. Ekipi i cili është në fazën e ripërtëritjes së tij është duke kërkuar ndryshime të vazhdueshme. Kjo e bën që ata të shohin mundësinë e transferimit të shqiptarit. Me të gjitha kushtet që janë duke u shqyrtuar.

25 vjecari i cili është huazuar në këtë sezon nga Standart Liege , prej ekipit të KRC Genk. Ai ka treguar një formë mjaft të mirë në Ligën Belge duke e bërë kështu një hallkë tepër të rëndësishme. Gjatë këtij sezoni ka marrë pjesë në 25 ndeshje. Janë nëntë gola të shënuar prej tij që sjellin një formë mjaft të mirë. Gjithashtu i pranishëm ka qenë dhe në asistet e dhënë të cilat janë tre në këto ndeshje.

Andi Zeqiri, një tjetër bashkim në Bundesligë
Andi Zeqiri, një tjetër bashkim në Bundesligë

Pjesë e Bundesligës, Zeqiri ka qenë gjatë sezonit 2021/2022. Ai ka luajtur atje për Augsburg në bundesligë. Një përvojë e mëparshme e tij në këtë ligë e bën shumë më të preferueshëm për një rikthim në këtë kampionat.

Me një vlerë marketi prej 4 milion euro, ai është një nga potencialet që ekipi kërkon të synojë në këtë sezon. Ai shihet si një zvendësues i denjë i Tim Kleindienst. Megjithatë, janë negociatat e ndryshme qe e bëjnë që ai të bashkohet më tej me ekipin. Lëndimi i tij i fundit në belgjikë nuk pritet të ndikojë aspak negativisht për një qëndrim në skuadër.