Andrea Pirlo, legjenda e futbollit italian tashmë është me një ekip të rri. Ai do të nisë një karrierë të re si drejtues i një ekipi. United FC është ekipi i cili sapo është themeluar dhe ka besuar në drëjtimin e klubit nga legjenda italiane. Klubi me seli në Dubai ka bërë zgjedhjen sa i përket drejtimit teknik. Lojtari i cili ka pasur një periudhë mjaft të sukseshme në Serinë A është besuar për të drejtuar skuadrën.
Mesfushori ka shërbyer në dy ekipe si Milan dhe Juventus. Tashmë në një rol të rri do të ketë mundësinë që të drejtojë një ekip. Ai ka nënshkruaj një kontratë ku do të shërbejë si drejtues i klubit që luan në divizionin e parë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Drejtimi i klubit rregullohet me një kontratë e cila ka një periudhë dy vjecare.
Klubi përmes një posti në rrjetin social e ka bërë të ditur këtë afrim. Ata janë shprehur tepër të entuziazmuar që të mirëpresin në ekipin e tyre legjendën e futbollit. Pirlo është cilësuar si një figurë mjaft e besuar për të pasur drejtimin e klubit.

Ai konsiderohet si një figurë kyce për të hedhur themelet e një klubi që është në krijim e sipër. Qëllimi i tyre është të jenë në elitën e futbollit Arab. Vendosja e Pirlo në krye e konsideron si një hap shumë më të mundur. Eksperienca dhe përvoja e tij do të shërbejnë për të sjellë kështu shumë më afër mundësinë e suksesit të tyre. Tashmë, qëllimi është të kenë suksesin në klubin që sapo ka nisur rrugëtimin.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.