Sifda e nesërme do të luhet në Angli ku do të presë në shtëpi Shqipërinë, një sfidë e diskutuar më së shumti në një grup ku Shqipëria do të koërkojë kualifikimin e saj dhe ndodhet përballë një kundërshtari si Anglia. E cilësuar si një ekip gjigand në media bëhen krahasime të ndryshme në lidhje me vlerën e ekipit shqipëtar e cila është sa e një futbollisti të vetëm anglez. Por, jo vetëm kjo një analizë sa I përket shanseve qarkullon së fundmi ku Anglia shihet më e favorizuar duke qenë se ka mundur të jetë triumfuese në tre takimet e mëhershme ndaj Shqipërisë.

Anglia ka mundur të fitojë një total prej gjashtë ndeshjes përballë Shqipërisë, cka e bën suksesin e tyre shumë më të sigurt në një sfidë si e nesërmja. Në gjashtë takime shqipëria ka mundur të shënojë vetëm një herë në përballjen e 2001, një gol I Rrakllit I cili e coi sfidën në një rezultat të përgjithshëm 3-1. Në këtë përballje ata regjistruan një normë shumë më të ulët sa I përket golave duke qenë se kanë mundur të shënojnë më shumë në prballjet e tjera ndaj kombeve që kanë pasur tre takime.
Përballë një kombëtare e cila është e renditur në top dhjetëshe bëhet shumë më e vështirë për Shqipërinë e cila ka mundur të fitojë vetëm një sfidë ndaj këtyre kombëtareve ajo ndaj francës në vitin 2015. Përballje e fundit mes këtyre kombëtareve ka përfunduar në një humbje për Shqipërinë 5-0, një përballje e zhvilluar për kualifikimet në Kupën e Botës e mbajtur në nëntor 2021.