Anis Mehmeti ka mundur të shfaqë dhe një herë formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar në ndeshjen e tretë radhazi ka mundur të shënojë duke u shndëruar kështu në një rol kyc në ekip. Dalja e tij e fundit përballë Oxford Utd , në golin e vetëm të shënuar në këtë dalje.
Mehmeti arriti të realizojë një gol nga largësia duke gjetur kështu të papërgatitur aspak portierin. Gol I cili erdhi në minutën e 53, duke rikujtuar dhe një herë formën mjaft të mirë që lojtari është duke pasur. Ai ka nisur një sezon mjaft të mirë dhe cilësohet si një pjesë e rëndësishme në ekipin e tij. Falë kësaj pritet që të ketë dhe një ftesë gjatë tetorit nga Sylvinho për ndeshjen me Serbinë.

Por, ende nuk është bërë e qartë nëse do të jetë I grumbulluar me ekipin kombëtar apo jo. Ai ende nuk është thirur për grumbullim nga kombëtarja shqiptare. Dhe pse skautët kanë arritur të vlerësojnë dhe e cilësojnë si një talent mjaft të rëndësishëm. Shqipëria ka një ndeshje të rëndësishme gjatë tetorit për kualifikimin e saj drejt Boterorit 2026.
Ndaj dhe një ftesë për Mehmetin është cilësuar në shumë forume sportive si një mundësi që mund të shërbejë për kombëtaren. Dhe pse deri më tani ai ka sjellë një formë mjaft të mirë, gola në tre ndeshje dhe pjse e një kampionati të rëndësishëm. Ndoshta do të jenë këto arsye që të shërbejnë dhe për aktivizimin e tij me kombëtaren.


