Ansu Fat ka zyrtarizuar kalimin e tij në Monaco

Ansu Fat ka zyrtarizuar kalimin e tij në Monaco

Një ndër transferimit më të bujshme në këtë sezon, padyshim që do e zerë dhe ai I Ansu Fat. Sulmuesi I Barcelonës ka mundur të finalizojë kalimin në formë huazimi tek Monaco. Kjo marveshje përfshin gjithashtu mundësinë që ai të bëhët lojtar I përhershëm në fund të sezonit.

Kjo lëvizje e tij tashmë duket si një mundësi e tij për t’u rikthyer dhe njëherë në futboll. Ka qenë një periudhë mes dëmtimesh në Barcelona që e ka lënë jashtë fushës. Po ashtu konkurenca cka e vendos me pak minuta në dispozicion.

Kanë qenë pikërisht javë të gjata diskutimesh që bënë të mundur këtë kalim. Pasi Barcelona do të donte të sigurnet një kalim dinjitoz për yllin e saj. Në këtë kalim do të jetë Barcelona e cila paguan gjysmën e pagës së tij. Me një opsion blerje në fund për ekipin I cili vlerësohet në 11 milion euro.

Ansu Fat ka zyrtarizuar kalimin e tij në Monaco
Ansu Fat ka zyrtarizuar kalimin e tij në Monaco

Fat, I cili në fillimin e tij në katalunasit pati besimin e plotë hasi tepër vështirësi në fillimin e karrierës së tij. Ishin pikërisht këto të cilat I ndërprenë rrugëtimin e tij. Gjatë këtij sezoni ai shpesh është shprehur se ka kërkuar më shumë minuta në dispozicion.

Por, në një skuadër si Barcelona gjithcka bëhët më e vështirë pasi has në shumë konkurencë. Ndaj dhe në këtë kalim ai ka pasur dakortësinë e plotë që të zhvillojë karrierën e tij atje. Monaco është pjesë e Ligës së parë si një ndër ekipet pretendentë atje. Gjatë këtij sezoni pati dhe një paraqitje të mirë në Champions League.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.