Ansu Fat është huazuar në këtë sezon nga Monaco. Kalim i cili u krye nga Barcelona për të sjellë një rilindje të lojtarit në Ligën e Parë. Më shumë hapësirë për të pritet të rikonfirmojë dhe një herë formën e tij të mirë në ekip. Me angazhimin e tij në Monaco ai ka rikujtuar dhe një herë se është një ndër emrat e rëndësishën në qëndrimin e tij. Kështu dhe shumë klube të Premier Ligës janë vendosur në kërkim të tij. Shërbim i cili do të duhet të konfirmohet nga Barcelona nëse do të jetë e gatshme për të shitur lojtarin e saj.
Monaco ka nxjerë dhe një herë në pah formën e tij të mirë. Lojtari ka mundur të jetë shënues i pesë golave dhe të vendosë një rekord si lojtari i rri më i shpejtë që arrin në këtë shifër. Rekord i cili ka munguar në ekip që prej vitit 1948. Ka qenë një mesatare golash cdo 32 minuta që ka mundur të vendosë të impresionuar të gjitbë tifozët e klubit francez.

Fati ka mundur të sjellë një formë që ka ngjallur interesin e shumë klubeve. Premier Liga mendohet se mund të jetë shtëpia e tij e re duke sjellë një transferim të mundshëm. Neëcastle United, Crystal Palace dhe Everton kanë qenë ekipet që e kanë vlerësuar formën e tij dhe e shohin 22 vjecarin si një ndër lojtarët që mund të shërbejë më së miri.
Monaco ka mundësi që ta blejë lojtarin për 11 milio euro. Ndërsa Barcelona mund të riaktivizojë riblerjen e tij për një shumë prej 28 milion euro.



