Antonio Conte, mbi situatën aktuale të Napolit

Conte, mbi situatën aktuale të Napolit

Antonio Conte, trajneri I Napolit ka komentuar më tej situatën në të cilën Napoli është duke u gjendur në këtë sezon. Analiza e tij ka qenë fill pas humbjës që Napoli përjetoi me Juventus, e cila ishte tepër zhgënjyese 3-0. Pikërisht, me këtë humbje ekipi shkon përsëri me -9 pikë duke qenë larg Inter I cili është kryesues në këtë sezon. Ndeshje e cila nisi mjaft mirë me një ekulibër, por pikërisht hasën në pengesa që e vështirësuan më tej ecurinë e tyre.

Për këtë humbje dramatike ai ka theksuar se situata në ekip nuk është aspak ajo e duhura. Komenti I tij ka qenë dhe në lidhje me angazhimin e Giovane, një lojtar I cili Conte e aktivizoi duke mos e njohur aspak. Nën një situatë të pabesueshme gjendjen që Napoli është duke kaluar, ai theksoi se lufta e tyre është duke vazhduar për të qenë mjaft konkurues në fushën e lojës.

Conte, mbi situatën aktuale të Napolit
Conte, mbi situatën aktuale të Napolit

Conte po ashtu ka komentuar më tej dhe situatën që lojtarët kanë krijuar duke protestuar në këtë sfidë. Vendimi I VAR I cili në krahun tjetër ishte mjaft I komentuar sa I përket kontaktit që pati Hojlund kundër Bremer.Conte e ka konsideruar si një gabim njerëzor, I cili dhe në qoftë se nuk do të kishte ndodhur nuk do e ndryshonte fatin e kësaj ndeshje.

Qëllimi I tij në vazhdim është që ekipi të mund të kapë rritimin duke ndjekur kështu objektivat e vendosur më herët. Pikërisht, për të është mjaft e rëndësishme që loja e mirë të vazhdojë duke mbajtur ende shpresën për garat europiane në sezonin e ardhshëm. Në të kundërt do të jetë mjaft e vështirë për ta që të sigurojnë një vend në Champions apo dhe Europa League.