Antony i cili në këtë sezon luajti me Real Betis si i huazuar atje duket se ka gjetur veten. Pas këtij huazimi ai ka ngjallur interesin e shumë klubeve të ndryshme. Në listë për të janë vendosur Juventus, Atletico Madrid dhe Villareal. Forma e mirë që ka pasur ai në Betis mendohet se ka ardhur si shtim interesi lër klubet e ndryshme. Një rol kontribues në këtë sezon ai ka pasur padyshim duke shërbyer kështu ne pesë asiste në 22 daljet e tij. Nuk është i vetëmi shërbim duke qenë se ai ka shënuar gjithashtu dhe tetë gola tepër të nevojshme për ekipin e tyre.
Kjo ka qenë mënyra e tij më e mirë e paraqitjes ku ka mundur që të jetë kontribues në kalimin e ekipit në finale. Ata janë duke u ndeshur në Ligën e Konferencave përballë Chelsea.

Qëndrimi i tij në klubin e Betis shihet si një mision i pamundur. Një tarifë prej 40 deri në 50 milion euro për kartonin e tij shihet si një shumë e papërballueshme prej tyre. Pavarësisht se shkrirja e tij në ekip shihet si një hap tepër i rëndësishëm për të siguruar më tej. Duket se ekipi mund ta përballojë këtë lëvizje vetëm nëse arrin një kualifikim në Champions League. Një misin i vështirë për ta duke qenë se janë të vendosur perballë Inter në këtë sfidë.
United nuk e ka shprehur interesin për të mos e shitur të rriun. Duke qenë se transferimi i tij kushtoi plot 100 milion euro. Kjo do të sherbejë si një shtysë që të vlerësojnë të gjitha ofertat që janë në dispozicion për të. Gjithashtu, lëvizje e cila do të përcaktojë të ardhmen e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.