Antony, transferim I përhershëm në Real Betis

Antony, transferim I përhershëm në Real Betis

Real Betis ka mundur të sigurojë një marveshje me Manchetser United sa I përket kalimit të Antony në ekip. Ekipi I Betis ka mundur të ofrojë një shumë prej 25 milion euro për kalimin e brazilianit, cka është konsideruar si e duhura nga United. Në këtë marveshje të arritur mes klubeve është përfshirë njëherësh dhe mundësia e një fitimi prej 50% për klubin anglez në rast se do të ketë një rishitje të tij.

Antony ishte shprehur më herët se një kalim në Betis ishte duke e konsideruar. Lojtari I cili kaloi gjysmën e sezonit në formë huazimi, duket se gjeti veten në një tjetër dimension pjesë e këtij klubi. Skuadra spanjolle e kishte shprehur më herët dëshirën e saj për ta pasur pjesë të saj por ishte një lëvizje e cila nuk kishte marrë aprovimin e anglezëve.

Antony, transferim I përhershëm në Real Betis
Antony, transferim I përhershëm në Real Betis

Në 26 ndeshje të luajtura me Betis ai siguroi të shënojë nëntë gola. Ishte një formë e cila e vendosi atë si një pikë kyce në ekip. Duke qenë se më herët në Manchester United ai e humbi formën e tij dhe njëherësh rolin në ekip. Ka qenë klubi spanjoll I cili arriti të kryejë bisdeime intensive sa I përket arritjes së kësaj marveshje të rëndësishme.

Marveshja e tyre solli dhe klauzolën se do të jetë klubi I cili do të duhet të përgjigjet me një shumë prej 50% ndaj United për cdo kalim që do të ketë Antony. Lëvizje e cila mendohet se do të sjellë një favorizim për klubin anglez.