Ndoshta të cilësuar si rivalët më të mëdhenj në këtë shekull, Messi dhe Ronaldo janë bërë pjesë e historisë së futbollit. Dyshja e cila ka rvalizuar për një kohë të gjatë në La Liga, mund të ketë një rikthim. Ka qenë një ndër përballjet më interesante e cila është zhvilluar për plot nëntë vite. Tashmë, Arabia Saudite është duke shpresuar që të ketë një rikthim të saj.
Lojtarët janë duke u përpjekur që të kenë një mundësi përfaqësimi në Kupën e Botës 2026. Përballja me klubet respektive atje do të ishte një përballje mes yjeve. Por, Arabia Saudite është duke menduar për më shumë. Ata synojnë që të rikthejnë këtë përballje mes dyshes në një nivel klubi.

Cristiano ka njoftuar se së fundmi ka mundur të rinovojë kontratën e tij me klubin e Al Nassr. Pas shumë aludimesh të ndryshme sa I përket të ardhmes së tij është përcaktuar se nuk do të ketë kalim në këtë sezon. Mediat bëjnë me dije se është një kontratë e cila nuk dihet sa do e ketë afatin e saj.
Mediat në Arabi bëjnë me dije se do të tentohet gjithashtu afrimi I Messit. Presidenti I Al Hilal është në SHBA për të bërë të mundur një negocim sa I përket kalimit të tij në ekip. Me një kontratë në Inter Miami e cila skadon në fundin e këtij viti shihet si e mundur që të jetë një kalim I tij. Oferta e mëhershme ka ardhur që pas largimit të tij nga PSG. Por ishte zgjedhja e argjentinasit që të udhëtonte drejt SHBA-së.