Arabia Sudite trondit europën, kërkon tre yje të Madrilenëve

Arabia Sudite trondit europën, kërkon tre yje të Madrilenëve

Real Madrid duket se do të jetë përballë një vere mjaft interesante dhe vendimtare për ekipin e tyre. Duket se lëvizja e Arabëve për të kërkuar më tej shërbime prej tyre do të sjellë ndryshime rrënjësore në skuadrën e bardhë. Tre janë figurat që Arabët kanë pikasur ku pritet të bëjnë dhe ofertat e tyre maramendëse për të siguruar këtë shërbim.

Rreziku I Los Blancos është se në këtë verë ata mund të humbasin dhe dy lojtarë, largimi I të cilëve mund të jetë si I lirë. David Alaba dhe Antonio Rudiger janë dy prej tyre të cilët janë drejt përfundimit të kontratave të tyre. Është pikërisht ky kërcënim që e vendos ekipin shumë më të thyeshëm përballë ofertës Arabe. Ndër të tjera drejt Lindjes së Mesme pritet të jetë dhe destinacioni I Vinicius Junior. Lojtari ka një kontratë e cila do të përfundojë në 2027.

Arabia Sudite trondit europën, kërkon tre yje të Madrilenëve
Arabia Sudite trondit europën, kërkon tre yje të Madrilenëve

Mungesa e rinovimit dhe kërkesat e tij të paplotësuara prej Madrid duket se do I japin fund qëndrimit të tij në klubin spanjoll. Spanjollët të cilët ishin duke u përpjektur për të ndërtuar një project serioz, tashmë do të duhet të përballen me një eksod I shkaktuar më shumë prej efektit monetar. Lëvizje e cila do të duhet të jetë dhe një tjetër përcaktim sa I përket të ardhmes së ekipit.

Rudiger më herët ishte vendosur në planet e skuadrës për një zgjatje një vjecare të kontratës së tij të qëndrimit. Por, Madrilenët tashmë mund të përballen dhe me një mundësi largimi të tij. Arabia është duke diskutuar dhe një herë një mundësi largimesh nga ekipi.