Arbër Hoxha mund të bëjë një ndryshim të madh në karrierën etij. Transferimi I tij në Seria A mund të shënojë një ndryshim rrënjësor për të rriun. Në një prej kampionateve më të forta të europës do të jetë një mundësi që të shpalosur më tej formën e tij. I komentuar shpesh për inteligjencën e tij në fushën e lojës dhe kthjelltësinë. Hoxha është shndëruar një ndër shqiptarët më të mirë të momentit.
Angazhimin I tij me kombëtaren shqiptare mund të jetë një ndikues që ekipet e serisë A kanë rënë në gjurmim të tij. Talenti shqiptar ishte I grumbulluar dhe në dy ndeshjet e fundit të kombëtares për eleminatore të Kupës së Botës. 26 vjecari u diktua si një element I rëndësishëm I kombëtares në Kampionatin Europian.
Organizator, vizionar dhe luftarak e bëjnë atë që të shndërohet në një element të rëndësishëm. Dhe pse me një kontratë të vlefshme deri në 2027 me Dinamo Zagrebin, lëvizja e tij mund të ndodhë. Me Dinamon në këtë sezon ai ka regjistruar një formë tepër të mirë. Me 25 paraqitje por në shumicën prej tyre si zvendësues.

Më shumë minuta në dispozicion është një ndër faktorët që mund ta bëjë atë të shohë mundësinë e largimit. Ai ka bërë të mundur realizimin e tre golave dhe ka shërbyer tre herë. Kampionti korat është I fortë por Seria A mund të jetë një mundësi për të. Lecce është një ndër ekipet që është interesuar për futbollistin shqiptar. Atje do të ketë mundësinë të bashkohet dhe me shqiptarë të tjerë si Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën.