Arbër Hoxha është shpallur lojtari më I mirë I muajit në kampionatin kroat. Janë mediat korate të cilat e kanë bërë me dije këtë vlerësim për lojtarin shqiptar. Lojtari ka dhënë kontributin e tij të vazhdueshëm në daljet e tij ku ka mundur të kontribuojë me dy gola dhe një asistim, ndaj Hajduk Splitit dhe Slaven Belupos.
Paraqitja e tij mjaft e mirë ka bërë që në një sondazh të ndërmarrë prej mediave kroate, mbështetësit ta cilësojnë si figurën e duhur në këtë dalje. Hoxha ka mundur të marrë vlerësimin si lojtari më I mirëi muajit. Me një total prej 102 votash ai është shpallur më I miri në kampionatin kroat.

Vendosja e tij në krye ka bërë të mundur që pas tij të jenë vendosur mjaft emra të njohur të futollit kroat. Naim Omerovic, Iuri Tavares janë lojtarë që kanë dhënë një kontribut mjaft të madh në këtë kampionat, nga renditja janë vendosur poshtë Arbër Hoxhës.
Hoxha ishte në garë po ashtu dhe për cmimin e golit më të mirë në këtë kampionat. I cili shkoi për bashkëlojtarin e tij Monsef Bakrar. Hoxha me daljen e tij në kampionatin kroat është shndëruar në një figurë mjaft të rëndësishme në skuadrën e tij. Cka e vendos lojtarin në listën e më të mirëve deri në këtë fazë të kampionatit.
Po ashtu, ai do të jetë I grumbuluar dhe në ndeshjen që do të zhvillojë Shqipëra përballë Serbisë. Një formë që mund t’I lejojë atij një performacë shumë më të mirë në vazdhim.



