UEFA ka bërë me dije se do të jenë dhe disa arbitra shqiptarë që do të gjykojnë ndeshjet e Europa League. Ndeshjet që janë të vlefshme për javën e dytë në kompeticionin europian do të gjykohen prej një grupi arbitrash shqiptarë. Ndër ta është Enea Jorgji I cili ka pasur mjaft dalje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Drejtimi I Jorgjit do të jetë për sfidën e cila do të zhvillohet mes Viktoria Plzen dhe Malmos. Kryesor në këtë drejtim pritet të jetë Jorgji I cili do të ndiqet më tej nga ekipi I tij. Ndihma do të vijë prej vrojtuesit Denis Rexha dhe Ridiger Cokaj. Arbitëri I katërt në këtë sfidë pritet të jetë Florian Lata.

Në dhomën e VAR pritet të jetë Luca Pairetto, I cili do të ketë ndihmën e Kreshnik Barjamaj atje. Kjo tregon dhe një herë vlerësimin që UEFA ka bërë për arbitrat shqiptarë duke I vendosur ata në rangun europian. Edhe më herët ka pasur drejtime të tillë, ku kujtojmë Enea Jorgjin I cili ka një karrierë tashmë të plotësuar në edicione të rëndësishme ndërkombëtare.



