Arda Guler është shndëruar në një transferimet më të përfolura. I rriu I cili debuton me Real Madrid, është shprehur se kërkon një lëvizje. Lëvizje e cila ka të bëjë me më shumë mundësi për të në fushën e lojës. Ancelotti nuk e ka parë shpesh si zgjedhjen e parë dhe për Guler I cili është premtues kërkon më shumë minuta në fushën e lojës.
I mundur ka qenë një transferim I tij në Inter, klubin e Serisë A. por, me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e këtij kampionati. Transferta e tij atje është menduar më e thjeshtë për shkak të Calhangolu shokut të tij të kombëtares.
Guler I cili ka luajtur në 31 ndeshje me Real me vetëm 1150 minuta në fushën e lojës kërkon një ekip tjetër jashtë Serisë A. E ardhmja e tij pritet të jetë Anglia ose Gjermania. Ka me dhjetra klube të ndryshme që mund ta duan atë në ekipin e tyre ndaj do të jetë një zgjedhje e tij.

Aston Villa pretendohet të jetë një ndër më të preferuarit për të në këtë lëvizje, por jo I vetëm. Në ligën Angleze ka dhe emëra të tjerë si ëest Ham dhe Neëcastle. Por, qëndrimi I tij pritet të jetë dhe mes gjermanisë.
Bayern Munich, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund janë disa prej ekipeve që kërkojnë ta kenë atë në ekipin e tyre. Real Madrid do të kërkojë që nga ky transferim të fitojë një shumë prej 50 milion euro.