Ardian Ismajli është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të tij. Një lajm I cili e ka bërë Torinon dhe më shumë optimist për rikthimin e lojtarit të tyre. Ai është bërë pjesë e stërvitjes së ekipit të tij. Grumbullimi I tyre në këtë pushim kombëtar është duke u zhvilluar në qendrën ‘’Filadelfia’’.
Tërheqja muskulare në kofshën e djathtë ishte pengesa e tij dhe dëmtimi që e vendosi jashtë fushe për një periudhë. Që prej mesit të muajt gusht ai është vendosur jashtë fushave për të kërkuar disa javë deri në rikuperimin e plotë të tij. Pas transferimit të tij në këtë verë drjet Torinos ai do të jetë I gatshëm që të vazhdojë angazhimin e tij pjesë e skuadrës.

Mbritja e tij në Torino erdhi pikërisht pas vendosjes së tij si lojtar I lirë. Një rinovim kontrate nga Empoli nuk erdhi cka e vendosi lojtarin jashtë skuadre. Por, pikërisht forma e tij mjaft e mirë e treguar në këtë sezon dhe jo vetëm e vendosën me besimin e plotë për një rinovim. Lojtari arriti të sgurojë në pak kohë një kontratë me torino.
Edhe pse pas tij ishin disa klube të ndryshme që ishin duke kërkuar për shërbimin e tij. Drejtuesi teknik mendohet se do e angazhojë atë në ndeshjen e ardhshme e cila është në 14 shtator. Përballë Romës ai do të jetë në listën e Baroni për të vazhduar më tej angazhimin e tij. Ismajli kërkon që me këtë angazhim të rifitojë vendin e tij në repartin e mbrojtjes.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.