Ardian Ismajli është prej ditët së sotme një lojtar i lirë. Kontrata e tij me empolin mbaroi dhe palët nuk kanë rënë dakort për një rinovim të saj. Palët kanë parë të arsyeshme që të mos ketë një vazhdimësi të mardhënies mës tyre. Ka qenë pikërisht një lajm i cili është paralajmëruar më parë dhe nga deklarata të lojtarit.
Ismajli e ka ndarë dhe përmes rrjetit të tij social këtë lajm ku ka cilësuar se do të jetë larg këtij nga ekipi. Përmes një postimi ai ka vënë në djeni se nuk ka një rinovim duke falenderuar të gjithë mbështetësit e tij. Në këtë listë ka përfshirë dhe drejtues të klubit dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
Qëndrimi i tij në Empoli prej katër vitesh duket se nuk ka qenë formën e duhur që pritej nga drejtuesit. Por, sipas tij ky nuk do të jetë fundi i tij. Kjo nënkupton se mund të ketë një qëndrim të tij në Serinë A. Kjo është fill pas lajmeve të ndryshme se mund të ketë një kalim të tij në Torino.

Ky kalim pritet të sjellë dhe një shumë rekord sa i përket fitimit të tij. Janë 2.2 milion euro në fund sezoni që janë premtuar për lojtarin. Shumëfish i qëndrimit të tij në Napoli i cili është vetëm 900 mijë euro.
Ka qenë pikërisht një ekip ku ai është rritu ndjeshëm profesionalisht. Qëndrimi i tij ka sjellë një lojtar i cili ka shërbyer dhe në Kombëtaren Shqiptare. Lojtari ende nuk ka konfirmuar se ku do të jetë i vendosur.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.