Ardian Ismajli është në një periudhë aspak të mirë në karrierën e tij. Pasiguria e tij vazhdon ende sa i përket të ardhmes duke qenë se janë vetëm dy javë limiti i tij. Dy javë të cilat mund ta cilësojnë atë më pas si një lojtar të lirë. Pikërisht një situatë e cila është shumë e pakëndshme për Ismajlin. Mbrojtësi duket se do të jetë në fundin e karrierës së tij me Empolin. Ai është duke mbyllur një kapitull ku shpesh ka mundur të japë kontributin e tij real në fushë.
I gatshëm për një sfidë të re në karrierën e tij ai do të duhet të vendosë se ku do të jetë aventura e tij e re në fushën e blertë. Kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta dhe është vlerësuar si një mundësi mjaft e mirë që ai të ketë një transferim shumë të afërt. Klube të ndryshme e kanë vlerësuar dhe janë të gatshëm të nënshkruajnë me lojtarin.

Lacio e konsideron atë si një afrim të mundur, pasi ekipi është në vazhdën e përmirësimit të tij. Duket se palët kanë nisur një bisedim për të sjellë mbrojtësin shqiptar në ekip. Ka qenë dhe trajneri Sarri që ka shprehur vlerësim për të duke mundësuar kështu një kontratë afatgjatë për të.
Por, ky afrim duket se ka kushtet e veta, duke qenë se ata e kushtëzojnë afrimin me largimin e një prej mbrojtëave të tanishëm. Gila dhe Zhigo do të duhet të ketë një largim nga klubi për të sjellë kështu një afrim të tij. Shqiptari është vlerësuar së tepërmi për formën e sjellë në skuadër dhe shihet si shumë pranë transferimit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.