Silvinjo këto ditë është njohur me një lajm aspak të mirë që ka të bëjë pikërisht me gjendjen e një prej lojtarëve të tij. Bëhët fjalë për Ardian Ismajlin që me shumë gjasa ishte në listën e lojtarëve që do të grumbulloheshin në këto ndeshje. Mbrojtësi, I cili ka treguar një formë mjaft të mirë dhe mund të cilësohet padyshim dhe si një ndër shtyllat kreysore të skuadrës. Një dëmtim në kofshën e djathtë e vendos atë jashtë fushe për disa javë.
Torino e ka bërë të ditur, është pikërisht klubi ku ai është vendosur në merkaton e kësaj vere. Në një komunikatë të drejtuar është shpjeguar dhe forma e dëmtimit që e ka lënë lojtarin jashtë fushe. Është një process ku ai do të kalojë të gjithë rikuperimin dhe do të bëhët një vlerësim javë pas jave për formën e tij. Ismajli mendohet se nuk do të jetë present në ndeshjen e javës së parë në Serinë A.

Automatikisht ai do të jetë I pamundur dhe në ndeshjen e Kupës së Italisë e cila do të zhvillohet në Modena. Por, nuk dihet ende nëse shkalla e dëmtimit do e lejë për më gjatë jashtë fushe duke qenë se dhe Kombëtarja Shqiptare ka ndeshjet e dyta të vlefshme për në kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Deri më tani nuk bëhët e ditur saktësisht angazhimi I tij. Por, vlerësohet se kohë pas kohe do të jetë e mundur që të ketë një riaftësim të lojtarit dhe njohje të formës së tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.