Ardian Ismajli është një tjetër yll I kombëtares I cili po shkëlqen në rrugëtimin e tij, me një sezon tepër produktiv pranë Empoli. Me praninë e tij në ekip Empoli pati mundësinë që të cilësohej më tej si një ndër mbrojtjet më të forta në Serinë A. por, tashmë prania e tij në fushë ka qenë shumë herët më e pakët dhe kjo e shikon emploin jo në formën e duhur dhe me suksesin e dikurshëm të Ardian Ismajlit.
Dy ndeshje dy humbje e para ndaj Udinese me rezultat 3-0 dhe 0-5 ndaj Atalantës, me një seri prej tetë golash të shënuar në tetë ndeshje, kujtojnë dhe një herë krizën që është duke kaluar ekipi italian. Nesër pritet të jetë një ndeshje tepër e rëndësishme për Empolin e Ismajlit I cili përballet me Juventus për kupën e italisë, një ndeshje e cila do të jetë dhe në praninë e Ismajlit I cili do të bashkohet në takim pas rikuperimit nga dëmtimi I marrë.
Tashmë në media qarkullon lajmi nëse angazhimi I tij do të jetë prej fillimit apo jo, duke qenë se deklarata e trajnerit ka qenë tepër evazive duke mos qenë përcaktuese e saktë e saj. Një lojë e Ismajlit pas një pauze nga dëmtimi nuk mund të jetë në lartësinë e duhur duke qenë se koha e rikuperimit kërkon periudhën e saj, por prania e tij në ekip është mjaft e domosdoshme duke shërbyer dhe në mbështetjen e pjesës tjetër të ekipit. Prania e tij në një ndeshje të rëndësishme pas dy humbjesh në Serinë A, ngjall shpresën mëtej për këtë ekip ku kërkon që të gjejë një mundësi dhe të triumfojë në mënyrën e kërkuar.