Ardon Jashari fiton Këpucën e Artë në Belgjikë

Ardon Jashari fiton Këpucën e Artë në Belgjikë

Clubbe Bruge i dha një mundësi mjaft të mirë mesfushorit shqiptar duke krijuar një teren mjaft të favorshëm për të. Në sezonin e shkuar ne angazhimin e tij në klubin belg mundi të sigurojë dhe një trofe mjaft të rëndësishëm për këtë vit. Ai është vendosur si lojtari më i mirë i vitit duke marrë dhe vlerësimin e “Këpucës së Artë”.

Në garë me Christos Tzolis dhe Hans Vanaken ai ka mundur të sigurojë trofeun, dhe pse ishte një garë mjaft e vështirë. Me këtë cmim Jashari arrin të konfirmojë dhe një herë se do të jetë pjesë e rëndësishme e futbollit europian në vazhdim.

Ardon Jashari fiton Këpucën e Artë në Belgjikë
Ardon Jashari fiton Këpucën e Artë në Belgjikë

Tashmë, i transferuar në Milan ka bërë të mundur që të jetë pjesë e garave europiane në një kampionat në të rëndësishëm. Lojtari i rri është vlerësuar si një potencial mjaft i mundshëm dhe një mesfushor me karrakter mjaft luftarak. Kjo e bën që të jetë dhe i konsideruar si një yll në ngjitje.

Edhe pse dëmtimi serioz në fillim të këtij sezoni në Milan e vendosi jashtë fushe, ai ka mundur më tej që të sigurojë një rikuperim mjaft të shpejtë. Vetë lojtari është shprehur pas fitimit të titullit se do të jetë i gatshëm për të nisur një tjetër rikthim të rëndësishëm në fushën e lojës.

Tare i cili është dhe iniciatori kryesor i afrimit të tij në Milan, e ka cilësuar si lojtar me mjaft potencial dhe i gatshëm për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.