Ardon Jashari u transferua në Milan në këtë sezon mes një serie turbullirash që shkaktoi lëvizja e tij. Mesa duket lojtari I cili kushtoi 37 milion euro për milan nuk mbriti me fatin e mirë të tij. Në vetëm një ndeshje të luajtur ai pësoi një dëmtim që e coi jashtë fushe në një periudhë kohe. Kjo ishte ndoshta një nisje aspak e mirë për të.
Bëhet e ditur tashmë se ai është rikthyer në Milano pas një udhëtimi në Zvicër ku morri dhe një trajtim dhe u rikuperua pas dëmtimit të tij në seancën stërvitore. Ishte pikërisht shoku I tij I skuadrëes Gimenez I cili shkaktoi dhe këtë dëmtim. Një ndër nënshkrimet më të shtrenjta të Milan në këtë sezon u vendos jashtë kampit. Para dëmtim ai ishte bashkuar në ndeshjen e tij të dytë me fanellën kuqezi, e vlefshme për Kupën e Italisë. Ndërsa dalja e tij e parë me ekipin ishte në Serinë A.

Kalimi I tij nga Clube Brugge u shoqërua me shpresën e ekipit se do të ishte prurja e duhur për të sjellë ndryshimet e nevojshme në skuadër. Por, dëmtimi e pengoi këtë rrugëtim. Edhe pse deri më tani shihet me optimizëm një rikthim I tij në fushën e blertë. Nëntori duket se do të shënojë dhe rikthimin në lojë. Allegri mendohet se do e këtë të disponueshëm për zhvillimin e ndeshjeve në Serinë A dhe në Kupën e Italisë. Lajm që sjell më shumë shpresë në formën më të mirë të ekipit kuqezi.



