Arijan Ademi ka përfunduar qëndrimin e tij në Dinamo Zagreb, pas një periudhe të gjatë prej 15 vitesh. 34 vjecari I ka dhënë fund qëndrimit të tij në klubin kroat duke zgjedhur kështu që të nisë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Tashmë, ai do të nisë karrierën e tij në një ekip tjetër, ndërpreja e kontratës ka qenë në mënyrë të ndërsjelltë mes palëve.
Karriera e tij do të zhvendoset në ekipin hungarez të Ujpest, skuadër e cila është pjesë e ligës së parë atje. Damir Krznar, mendohet se është shtysa më e rëndësishme e kalimit të tij në këtë ekip, ish drejtuesi teknik I Dinamo I cili ka ndikuar dhe në kalim. Adem, padyshim që gjatë gjithë qëndrimit të tij në Dinamo ka pasur një seri ofertash, por zgjedhja e tij ka qenë një kampionat tjetër. Ka qenë pikërisht vera e vitit 2010, ku Ademi mund të finalizonte kalimin e tij në Dinamo.

Me një sezon mjaft të mirë në atë vit arriti të zinte një vend mjaft të rëndësishëm në ekip. Pozita e titullarit I përkoi që në atë sezon, ku u shndërua më pas në një pikë mjaft të rëndësishme në ekip. Por, ai ka kaluar dhe momente të vështira ku ka qenë më herët I përjashtuar për shkak të dopingut të marrë. Ekipi korat është përpjekur ta mabjë si një pjesë mjaft të rëndësishme për shkak të frymës që ai përcjell në unitetin e ekipit. Por, fundi është shënuar me kalimin e tij në hungari.