Arlind Ajeti flet përpara përballjes me Serbinë

Ajeti flet përpara përballjes me Serbinë

Kombëtarja Shqiptare është duke vazhduar më tej përgatitjet e tyre për sfidën me Serbinë. Ndeshje e cila është në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Ekipi është duke vijuar më tej me stërvitjen për sfidën e cila pritet të zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Në deklaratën për media këtë herë ishte Ajeti, mbrojtësi I kombëtares.

Ajeti në deklarimin e tij theksoi se Sylvinho është duke bërë një punë mjaft të mirë dhe ekipi I është përgjigjur me korektësi. Personalisht ai është shprehur se është I gatshëm dhe do të bëjë një performancë mjaft të mirë për të dhënë një rezultat të mirë në fushën e lojës. Mbrojtësi cilësoi se pavarësisht një sfidë e vështirë në aspektin emocional dhe atë futbollistik do të duhet të tregohen mjaft profesionalë në fushën e lojës.

Ajeti flet përpara përballjes me Serbinë
Ajeti flet përpara përballjes me Serbinë

Njëherësh në fjalën e tij ai e ka vlerësuar dhe potencialin që kundërshtari ka. Në cdo repart Serbia paraqitet mjaft e përgatitur sipas tij. Me lojtarë kalibri dhe të cilët pritet të kenë një ballafaqim për tre pikëshin mjaft të rëndësishëm për të dy ekipet. Edhe pse një ndeshje jashtë ku mbështetja do të jetë shumë më e kufizuar ata janë të gatshëm që në fushën e lojës të japin më të mirën.

E rëndësishme sipas tij është që të kenë mundësi të ruajnë një portë të paprekur për të pasur mundësi që të kenë avantazhin më të lehtë. Si mobrojtja dhe sulmi sipas tij do të duhet të përgjigjen në të njejtën formë për të sjellë një rezultat pozitiv në shtëpi.