Arlind Ajeti vazdhon të jetë pjesë e Superligës

Arlind Ajeti vazdhon të jetë pjesë e Superligës

Mediat turke kanë bërë të ditur se është arritur një marveshje sa I përket të ardhmes së Arlind Ajetit. Në fokus është klubi I Gaziantep I cili arriti të qëndrojë në Superligë. Pas një sezoni të vështirë mbijetese ekipi ka nisur kështu përmirësimet. Një ndër emërat që është duke qarkulluar është dhe Arlind Ajeti.

Mbrojtësi I Kombëtares Shqiptare do të zhvillojë këto ditë testet mjekësore për të pasur mundësi kështu që të firmosë kontratën e re. është pikërisht një lëvizje e cila zyrtarizohet pas një sezoni mjaft të mirë për ajetin. Bodrumspori I cili ishte ekipi I tij nuk mundi të qëndrojë në Superligë, por kontributi I shqiptarit në të qe I madh.

Mbrojtësi duket se ka bërë një zgjedhje për të qëndruar në elitën e futbollit turk. Dhe pse në ekipin e tij actual ishte dëshira që ai të vazhdonte qëndrimin. Drejtuesi teknik kishte shprehur besimin e tij në lojtari dhe konsiderohej si një pikë e fortë e ekipit.

Arlind Ajeti vazdhon të jetë pjesë e Superligës
Arlind Ajeti vazdhon të jetë pjesë e Superligës

Ajeti tashmë do të jetë pjesë e repartit të mbrojtjes në Gaziantep, shërbimi I tij do të jetë për më shumë qëndrueshmëri në mbrojtje. Ekipi në këtë sezon kishte një presion shumë më të madh, por është vendosur që të ketë ndryshme të nevojshme. Ndryshime që pritet të sigurojnë kështu më shumë qetësi në ekip.

Pasi luhatjet në sezonin që përfundoi ishin të mëdha. Ajeti me një eksperiencë në disa kampionate pritet të sigurojë kështu një klimë më të qetë në ekipin që është transferuar. Kjo është dëshmuar dhe falë lojës të zhvilluar në këtë sezon ku ka marrë shpesh vlerësime.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.