Armando Broja drejt testeve mjekësore në rivali I Chelsea

Armando Broja drejt testeve mjekësore në rivali I Chelsea

Lista që ka përgatitur Chelsea në këtë sezon kalimesh është e gjatë, ata kanë kërkuar që nga ekipi të jetë një seri lojtarësh që nuk do të jenë më pjesë e tyre. Është piëkrisht një lëvizje e cila do të ketë si synim krijimin e një ekipi I cili është shumë më kompakt. Tashmë, qëllimi I tyre është të sigurojnë shitjen e disa prej tyre. Armando Broja është përfshirë në këtë listë dhe bomber shqiptar duket se është shumë pranë një kalimi.

Së fundmi ka qenë ekipi I Chelsea I cili e ka bërë të ditur se cila do të jetë shuma që ai do të ketë për kartonin e tij. Edhe pse më herët kanë qenë disa ekipe nga Bundesliga që e kishin konsideruar një afrim të tillë ende nuk është bërë e njohur. Sttutgart dhe RB Leipzig duket se janë tërhequr nga kjo garë duke sjellë një reagim për shumën e vendosur. Chelsea e cila është e bindur për cilësitë e tij nuk ka kërkuar që ta shesë nën 30 milion euro lojtarin shqiptar.

Armando Broja drejt testeve mjekësore në rivali I Chelsea
Armando Broja drejt testeve mjekësore në rivali I Chelsea

Tashmë, një kalim I mundshëm I tij është duke u diskutuar për të ndodhur brenda Premier Ligës. Burnely mund të jetë ekipi pritës I Brojës, I cili e ka vlerësuar si një mundësi të mirë për të shndëruar sulmin e tyre në më shumë konkurues gjatë këtij sezoni. Mediat e ndryshme janë duke raportuar se tashmë ai është duke kryer të gjitha testet mjekësore për të sjellë dhe një finalizim të kalimit të tij. Megjithëse, deri më tani nuk ka një ofertë zyrtare që është paraqitur drejt klubit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.