Armando Broja ende në dilemë

Armando Broja ende në dilemë

Janë orët e fundit të merkatos së dimërit dhe ende nuk dihet fati I sulmuesit Armando Broja, se me cilën skuadër ai do të jetë. Ylli I kombëtares, ndodhet larg fushave për shkak të një dëmtimi dhe ende nuk është në djeni se pjesë e cilës skuadër do të jetë në Premier Ligë.

Rikthimi në ekipin ku ai ka luajtur më parë shihet si më I mundshëm duke qenë se Everton ende nuk ka mundur të gjejë një zvendësues për sulmuesin dhe shihet si një opsion I mundur. Huazimi në Chelsea mund të mbyllet këtu në momentin që Everton e kërkon për një rikthim, Chelsea një ekip ku u angazhua në këtë periudhë dhe disponon dhe kartonin e sulmuesit. Ende mungesa e një sulmuesi tjetër në ekipin e Everton I rrit shanset që ai të qëndrojë më gjatë në këtë ekip, nodshta deri në fundin e këtij sezoni.

Një riangazhim me Everton do të shërbejë tepër pozitivisht për sulmuesin shqipëtar duke qenë se ai ka mundësi të rikualifikohet dhe të fitojë formën e tij më të mirë duke pasur mundësi të marrë minuta në një ekip që e njeh. Një rikthim në Chelsea mund ta dëmtojë më shumë formën dhe riaftësimin e tij duke qenë se një ekip I madh Lufton për tituj dhe kërkon një lojtar që është në formë duke I mohuar kështu minuta në fushë dhe duke sjellë një formë jo të mirë për yllin shqiptar. Gjithashtu kualifikimi në Champions League I shuan më shumë shpresat për të rirun me një riangazhim në Chelsea.