Arne Slot I prerë për të bërë një transferim 100 milion euro

Arne Slot I prerë për të bërë një transferim prej 100 milion euro

Liverpool është futur në një garë serioze për të bërë të mundur transferimin e Hugo Ekitike. Lojtari I cili është pjesë e Eintracht Frankfurt është një ndër lojtarët më të kërkuar në këto kalime. Slot është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë se si ai të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave të ndryshme Liverpool është impresionuar për shkak të formës të treguar prej tij duke e cilësuar kështu si një zgjedhje tepër të nevojshme në ekipin e tyre. Ai është cilësuar si një objektiv kyc për ekipin dhe një ndryshim I nevojshëm në sezonin e ardhshëm.

Ekitike ka shfaqur një interes të gjerë në shumë prej ekipeve për shkak të formës që ai ka mundur të tregojë në këtë sezon. Pjesë e Eintracht ai ka mundur të jetë në 48 ndeshje prezent duke shënuar kështu 22 gola. Nuk janë pikërisht vetëm golat e shënuar por njëherësh është dhe një seri prej 12 asistimesh të dhëna prej tij.

Arne Slot I prerë për të bërë një transferim prej 100 milion euro
Arne Slot I prerë për të bërë një transferim prej 100 milion euro

Qëllimi I të kuqve duket se është të marrin një potencial të frytshëm në ekipin e tyre. Kjo do e shndërojë padiskutim në një element që mund të shërbejë në arenën europiane. Pavarësisht se konsiderohet ndër ato afrime që janë të shtrenjta. Duke qenë se për lirimin e tij kërkohen plot 100 milion euro. Shifër kjo e cila për shumë ekipe nuk mund të jetë e përballueshme, ndërsa Liverpool shfaqet qartësisht se është e gatshme të realizojë këtë afrim. Kjo duke e konsideruar si një rëndësi të domosdoshme për suksesin e tyre në vazhdim.