Arijanet Muric është shumë pranë zhvendosjes së tij në Serinë A, portiere I kombëtares ka shpresë për finalizimin e kalimit të tij. Sassuolo pritet të jetë ekipi I tij që do të angazhohet në këtë sezon. Transferimi I tij në Serinë A është duke ardhur nga Premier Liga ku do të zhvendoset nga Ipsëuch Toën. Kalimi I tij fillestar pritet të jetë huazimi dhe më pas do të jetë e mundur që të ketë dhe të drejtën e blerjes ekipi Italian.
Marveshja e blerjes sipas të dhënave që janë duke paraqitur mediat pritet të jetë prej 10 milion euro. 26 vjecari I cili më herët eksperiencën e tij e ka shoqëruar me një seri klubesh të tjera tashmë mund të nisë një lojë në itali.

Girona, Willem II, Burnley, Man City dhe Nottingham Forest skuadrat ku ai është angazhuar më herët dhe ka pasur mundësi të tregojë formën më të mirë atje. Një ndër faktorët e largimit nga ekipi anglez është se ka pasur shumë pak minuta në dispozicion. Pikërisht në sezonin e shkuar ai kishte mundësi që të angazhohej vetëm në 19 dalje. Pra me më shumë minuta në dispozicion do të ketë mundësi që të shpalosë formën e tij më të mirë.
Sassuolo e ka vendosur lojtarin në mesin e opsioneve shumë më të mira për të forcuar portën. Zgjedhja është e duhur duke mundësuar një gardian I cili ka eksperiencëne duhur dhe ka treguar të gjithë aftësinë e tij. Me një lëvizje të tillë ai do të ketë mundësi që të zhvendoset për herë të parë drejt Serisë A.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.