Arsenal forcon më tej ekipin pas kualifikimit

Arsenal forcon më tej ekipin pas kualifikimit

Arsenal mundi të kualifikohej në cerekfinale, një sfidë e thjeshtë për ta përballë PSV me një rezultat të përgjithshëm 9-3. Më sfidën e parë ata mundën të shënonin plot shtatë gola cka e cilësoi rrugëtimin e tyre shumë më të sigurt për të qenë në cerekfinale të UEFA Champions League. Tashmë në këtë fazë sfida e tyre pritet të jetë përballë kampionëve në fuqi duke treguar dhe një herë mundësinë e tyre për të qenë triumfues, fokusi I tyre është në këtë kampionat duke qenë se Premier Liga në këtë sezon është e dominuar prej Liverpool I cili ka krijuar një hendek të madh pikësh.

Në këtë fazë ekipi ka menduar për zhvillimin e mëtejshëm të tij, një formë e kërkuar e tyre është të gjenden përballë një sfide e cila është përmirësimi I vazhdueshëm dhe kanë cilësuar mesfushën si një hallë kryesore për ndryshim dhe si një pjesë tepër të nevojshme për përmirësim. Qëllimi I tyre është tërheqja e dy mesfushorëve të tjerë, pasi ata aktualët janë në një largim të mundshëm një kontratë e cila mbaron në fund të sezonit për Partey dhe Jorginho.

Sfida e topcinjëve është që të afrojnë drejt ekipit Zubimendin dhe Guimaraes dy emra të cilët kanë qenë tepër interesantë për ekipin që të jenë pjesë e tyre për të pasur një formë të mirë në vazhdim. Zubimendi është shumë pranë afrimit me ekipin duke qenë se Sociedad ka përcaktuar një shifër për të e cila është 60 milion euro. Arsenal kërkon që të përforcojë këtë repart për të pasur një mundësi shumë më të mirë në sezonin e ardhshëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.