Arsenal, kërkon të sigurojë ekipin më tej

Arsenal, kërkon të sigurojë ekipin më tej për sezonin e ardhshëm

Arsenal është duke pasur një sezon të mirë dhe pse në pamundësinë për të qenë në krye të Premier Ligës, duke qenë se është Liverpool I cili ka qenë dominant dhe ka krijuar një hendek ata shpresojnë se do të jenë të mundur në një performancë të mirë në kompeticionet e tjera.

Java që lamë pas për klubin anglez dha një sinjal pozitiv duke qenë ata patën mundësi që të triumfonin pas një barazimi ndaj PSV 2-2 në shtëpi që të kuaifikoheshin në fazën e mëtjeshme, cerekfinalet e UEFA Champions League. Ky sukses vinte për ta pas një ndeshje të shkëlqyer të realizuar kundër PSV ku mundën të shënonin plot shtatë gola. Arteta në këtë formë të ekipit kërkon që të sigurojë elementët që I konsdieron si më të rëndësishmit duke sjellë më pranë dhe duke rinovuar kontratën për ata që janë një hallë kryesore e saj.

Bukayo Saka, është cilësuar si një ndër lojtarët më të mirë të Arsenal dhe për të ka një kontartë të re e cila e bindon edhe më tej qëndrimin e tij te topcinjtë. Ai ka nënshkruar në sezonin 2022 me Arsenalin me një kontratë të vlefshme për pesë vite e cila pritet të skadojë në 2027. Por bisedmiet e ekipit përfshijnë një shtrirje të kësaj kontrate më tej duke ofruar një rivlerësim të saj dhe një shtyrje të pakëtn deri në sezonin 2030. Saka ka një rol kyc në ekip dhe ai ka kontribuar në shënimin e plot nëntë golave, dhe ka asistuar në 13 të tillë në 24 ndeshje për Arsenalin në këtë sezon. Qëndrimi I tij në Arsenal është një siguri për një sezon të shkëlqyer dhe në sezonin e ardhshëm.