Arsenal me një fitore “të frikshme” ndaj PSV

Fitorja e topcinjëve në përballjen e tyre me PSV është vërtët një ndër ato fitore të cilat mund të sigurojnë vendin e Arsenal në fazën e ardhshme cerekfinale. Një fitore 7-1 kundër PSV, me një diferencë prej gjashtë golash do e bëjnë shumë më të vështirë kualifikimin e PSV e cila ka shumë punë për të bërë në transfertë.

Londinezët treguan dhe një herë se janë një ndër ekipet pretendentë në këtë kompeticion pavarësisht se më herët Arteta e cilësoi PSV si një ekip suprizë. Duket qartë se synimi dhe mobilizimi I tyre pas një humbje të titullit në Premier Ligë do të jetë UEFA Chamions League.

Një pjesë e parë që nisi me plot katër gola, premtoi gjitashtu dhe një lojë agresive në pjesën e dytë. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 18 me Timber të cilat cuan në avantazh topcinjtë, u deshën vetëm tre minuta më shumë që kjo shifër të shkonte në avatazh duke e bërë më të sigurt fitoren e tyre këtu.

Merino shënoi golin e tretë për arenalin ku e coi rezultatin në 3-0, një aksion nga vendasit ku mundën të shënonin në minutën e 43, pushimi shërbeu si rigjenerim për Arenalin ku u kthye në fushën e lojës dhe mundi që të shënojë përsëri plot katër gola të tjerë duke betonuar kualifikimin e tyre, në një ndeshje që I pret në shtëpi dhe I jep kohë më shumë ekipit për përgatitjen në ndeshjen e radhës. PSV, nuk mund të bëntë më shumë se aq, një ekip që u gjendet në shok nuk mund të justifikonte kualifikimin e tyre në fazën e play off-eve.