Arsenal me një mungesë të rëndësishme pas largimit të tij

Arsenal me një mungesë të rëndësishme pas largimit të tij

Përmes një video lamtumire mesfushori I Arsenalit Jorginho ka ndarë një lajm se nuk do të jetë më pjesë e topcinjëve të londrës. Ai është bashkuar me ekipi në janar të vitit 2023. Me një kontratë e cila kushtoi plot 13 milion euro për Arsenal. Duke qenë pjesë e një serie prej 79 paraqitjesh atje.

Përballja e tij e fundit në ekipin e Arsenal ishte vetëm një minutë në fushën e lojës me një fitore 1-0 të siguruar nga ekipi. Ishte pikërisht ndeshja e parafundit e sezonit, ai ka qenë për një periudhë të gjatë jashtë fushe për shkak të një problemi në mushkri.

Arsenal me një mungesë të rëndësishme pas largimit të tij
Arsenal me një mungesë të rëndësishme pas largimit të tij

Jorginho I cili për shkak të formës nuk pati mundësi që të dilte në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë sezon të Premier Ligës. Ku topcinjtë u ndeshën me Southampton ka dhënë dhe lajmin e tij zyrtar. Përmes një video në rrjetet e tij sociale ai e ka ndarë këtë lajm të rëndësishëm ku cilësonte se në përfundim të kontratës së tij nuk do të jetë më pjesë e ekipit.

Në deklaratën e tij ai ishte falenderues për ekipin, mbështetësit dhe drejtuesit e saj. Angazhimi I tij në lojë dhe pse nisi me një projekt të madh si titullar nuk ishte në favorin e tij për shkak të gjendjes shndëndetësore të krijuar. Ai I dha fund ecurisë së tij në ekip në këtë sezon ku Arsenal u rendit I dyti në tabelë. Mesufusha u shndërua në arenë të vështirë për të marrë vendin e tij pas performancave të shkëlqyera të Declan Rice.