Arsenali vjen me një fitore të madhe ndaj Real Madrid. Ata arritën të mposhtin bindshëm madrilenët me një rezultat 3-0. Një ndeshje e cila është e vlefshme për cerekfinalen e Champions League. Që prej fillimit të dy ekipet ishin të gatshme për lojë, por Arsenali pati rastin e parë. Në minutën e 13 Thomas Partey gjuajti drejt portës por u ndal prej Courtois.
Raul Asencio, u dyhsua për një prekje të topit me dorë gjatë aksionit. Por VAR nuk e cilësoi si të tillë dhe loja vazhdoi më tej. Reali ishte kërkues me një aksion të Mbappe I cili arriti të shkëputej I vetëm por portieri Rayan e ndali atë. Në mbyllje të pjesës së parë Declan Rice dhe Gabriel Martinelli kërkuan që të kalonin sfidën në avantazh por të ndalur përsëri.

Një pjesë e parë e cila solli aksion dhe mundësi në të dy kampet, premtoi një pjesë të dytë interesante. Me nisjen e pjesës së dytë Arsenali e kërkoi që prej nisjes dhe arrin ta gjeë. Në minutën e 58 ata shënojnë me Declan Rice një goditje afër zonës që shndërohet në gol. Arsenal nuk u ndal pas atij goli që të shënonte dhe të dytin në sfidë.
Nuk vonoi shumë dhe ata mundën të realizonin me Rice golin e dytë, goditja e dënimit 30 metër largësi ju mundësoi këtë realizim. Vetëm pesë minuta u deshën që ata të jepnin dhe goditjen finale në këtë ndeshje. Merinon me një goditje nga jashtë zonës arrin të shënojë. Menaxhimi I lojës në minutat e mbetura I dha mundësinë ekipit që të siguronte fitoren.