Sezoni I tyre ka qenë mjaft I mirë, pozita në Premier Ligë jo më e mira. Por, topcinjtë do të kenë mundësi që mbremjen e sotme të kenë një tjetër përballje të rëndësishme në Champions. Kjo I jep më shumë mundësi ekipit që të shohë për të ardhmen. Arsenal mesa duket është duke përgatitur një lëvizje tepër të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Arteta, ka shprehur dëshirn për të pasur pjesë të ekipit mesfushorin ofensiv të Real Madrid. Brahim Diaz është identifikuar nga ekipi anglez si objektivi I tyre për të ardhmen.
Gabriel Martinelli në këtë rol ka ngritur dyshime të ndryshme në lidhje me të ardhmen, ndaj shihet si një pikëpyetje e ardhmja e tij. Spanjollo-marokeni ka të gjitha aftësitë e duhura që të përshtatet më së miri në ekip. Fleksibiliteti dhe aftësia e tij në fushën e lojës shihen si opsion I duhur për plotësim. Saka do e këtë shumë më të thjeshtë sulmin me një element të tillë në fushën e lojës.

Aftësia e tij teknike dhe inteligjenca në fushën e lojës, shihen si dy pjesë të rëndësishme nga tekniku. Ai është spikatur prej kohësh nga ekipi anglez për këto elemente. Duke qenë se dhe në ekipin madrilen ai ka një paqartësi mund të ndikojë në këtë transferim. Shuma e tij prej 60 milion euro nuk është se shihet si një problem prej anglezëve. Thjeshtë, një lëvizje prej ekipit madrilen mund të sigurojë më shumë teren për të dhe me një projekt shumë më të madh për të ardhmen.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.