Rodrygo Goes shihet si opsioni i duhur i afrimit në Arsenal. Lojatari i rri i cili nuk ka pasur mundësinë e duhur në ekipin madrilen sheh mundësinë e një transferimi. Ai ka kërkuar që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e një ekipi tjetër duke kërkuar që të ketë një rol të rëndësishëm atje. Besimi i tij është se më shumë minuta në fushën e lojës janë pikërisht atë që ai po kërkon. Arsenal duket se është ekipi i cili e sheh si një opsion të mundur afrimin e tij.
Por, opsioni i tyre ka gjithmonë një alternativë. Ata janë duke vlerësuar gjithashtu dhe një emër tjetër të rëndësishëm. Në rast se dështon afrimi i Rodrygo ata kërkojnë që të afrojnë Kaoru Mitoma. Anësori japonez i Brighton shihet si një zgjedhje e mirë për afrimin në ekipin e tyre.

Mitoma gjatë këtij sezoni kq pasur një sezon mjaft të mirë duke u shndëruar kështu një ndër lojtarët në qendër të vëmendjes. Janë pikërisht ekipe të ndryshme që kërkojnë shërbimin e tij. Me një paraqitje të qëndrueshme dhe duke shërbyer në gola dhe asiste ai është potenciël i mundshëm.
Përsëri lufta e tyre për këtë afrim nuk pritet të jetë e lehtë, pasi që janë shumë klube të mëdha pas tij. Bayern Munich është një prej tyre që kërkon shërbimin e të rriut në klubin e tyre. Afrimi i një tjetër anësori të këtij kalibri e shndëron rolin e Saka shumë më të preferueshëm. Është pikërisht Arsenal që po ngulmon më së shumti në afrimin dhe në shndërimin e një ekipi pretendent sezonin e ardhshëm.