Arsenal përfundimisht arrin qëllimin e saj të verës

Arsenal përfundimisht arrin qëllimin e saj të verës

Klubi Londinez ka mundur të sigurojë kështu shërbimin e një prej lojtarëve që ka kërkuar me më shumë ngulm. Shumë afër finalizimit është afrimi I lojtarit të Sporting Lisbonës, Viktor Gyokers. Sporting Lisbona bëhët e ditur se ka pranuar ofertën e fundit që e është sjellë nga topcinjtë në ekip. Shuma prej 63.5 milion euro dhe 10 milion euro bonuse duket se e kanë dakortësuar këtë lëvizje të rëndësishme.

Gyokers I cili së fundmi ka pasur një sezon mjaft të mirë me një performancë fantastike duket se do të jetë lojtar I Arsenal. 26 vjecari kishte shprehur shumë më herët dëshirën e tij për kalim. Por, ka qenë pikërisht klubi ku ai debuton I cili kërkonte një shumë më të lartë për shërbimin e tij. Me arritjen e kësaj marveshje tashmë është shumë më afër zyrtarizimit në ekipin e londrës.

Arsenal përfundimisht arrin qëllimin e saj të verës
Arsenal përfundimisht arrin qëllimin e saj të verës

Arteta I cili në këtë sezon kalimesh ka kërkuar një përforcim, e ka konsideruar si kalimin më të rëndësishëm të kësaj vere. Ekipi anglez ka pasur një seri afrimesh në këtë sezon, ku kanë qenë kërkues dhe aktivë në afrime. Zubimendi, Norgaard, Kepa dhe Madueke janë disa prej emrave që ata kanë mundur të sigurojnë në këtë sezon kalimesh.

Ekipi I cili nuk ka kërkuar të jetë I nxituar në deklarime e ka cilësuar si një marveshje e cila është drejt përfundimit. Është pikërisht një afrim që do të ndryshojë lojën e Arsenal në sezonin e ardhshëm dhe do të sjellë një ekip I cili është shumë më konkures dhe në arenën europiane.