Topcinjtë e Londrës kërkojnë të jenë të vendosur në projektin që janë duke ndërtuar. Qëllimi I tyre do të jetë të vazhdojnë më tej me të njejtën strukturë ekipi. Në këtë mënyrë ata do të kërkojnë që në këtë merkato dimri të mund të mbajnë më gjatë shërbimine tre lojtarëve të saj. Vendimi strategjik do të synojë që të mos të prishet thelbi I skuadrës duke lejuar më tej një qëndrim në ekip.
Bukayo Saka është një prej tyre I cili ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë në skuadër. Një marveshje e re pritet ta bashkojë ata me ekipin dhe ta vendosë në një prej lojtarëve më të paguar në klub. Në këtë mënyrë pritet që dhe roli I tij në skuadrën londineze të jetë mjaft I rëndësishëm.

Jurrien Timeber është po ashtu në listën e lojtarëve të cilët do të duhet të rinovojnë kontratën. Zgjata që synohet për ta mbajtur në ekip është përtej 2028. Dëmtimi I ligamnetit nuk e ka vendosur aspak në listën e lojtarëve të cilët nuk kanë mundur që të kenë besim të mëtejshëm në skuadër.
Declan Rice është një tjetër lojtar që ka mundur të shndërohet në prioritetet e radhës që ekipi do të duhet të rinovojë. Ylli anglez ka shërbyer mjaft mirë ndaj dhe konsiderohet si një aset I cili do të ketë lirinë e zhgjedhjes në vazhdim. Shërbimi I tre lojtarëve është konsideruar si e nevojshëm për të vazhduar më tej formën e mirë që ekipi ka transmetuar deri në këtë pikë të sezonit.



