Arsenali, aktivizon një seri largimesh nga ekipi

Arsenali, aktivizon një seri largimesh nga ekipi

20 lojtarë janë ato që raprton klubi I topcinjëve që nuk do të jenë më pjesë e ekipit. Është pikërisht një spastrim për të rigjeneruar dhe njëherë formën e tyre duke sjellë një mundësi dhe një ndryshim të vazhdueshëm drejt përmirësimit. Përmes një njoftimi klubi ka bërë me dije se do të ketë ndryshime rënjësore në ekip.

Ikja e mesfushorit Jorginho dhe mbrojtësit Tierny, largime të cilat vijnë pas përfundimit të kontratës së tyre. Nuk do të ishin të vetmet duke qenë se janë po ashtu dhe 18 emëra në listë të cilat do të lajmërojnë për një largim nga ekipi. Jorginho I cili është bashkuar përpara dy sezonesh do të ketë një udhëtim drejt Flamengo. Ai veshi fanellën e topcinjëve pas transferimit që ai pati nga Chelsea.

Tierney, mbrojtësi I Arsenal për 170 ndeshje është bashkuar me ekipin gjashtë vite më parë. Një sukses I vazhdueshëm për ta duke sjellë kështu një formë e cila është vlerësuar prej drejtuesve. Por, pas një huazimi me rikthimin në skuadër ai ka qenë vetëm 13 ndeshje prezent. Kjo e vendos ekipin në një mundësi për të konsideruar largimin.

Arsenali, aktivizon një seri largimesh nga ekipi
Arsenali, aktivizon një seri largimesh nga ekipi

Nga ana tjetër Raheem Sterling është duke u rikthyer në ekip pas mbarimit të huazimit në Chelsea. Me një formë aspak të mirë atje ai shënoi vetëm një gol në 28 paraqitje. Në këtë masë e bën që Arsenal të shohë dhe të vlerësojë qëndrimin e Nathan Butler-Oyedeji, Reece Clairmont, Khayon Edëards, Jakai Fisher, Romari Forde, Teyah Goldie, Jimi Goëer, Jack Henry-Francis, Max Kuczynski, Salah-Eddine Oulad M’Hand, Ismail Oulad M’Hand, Neto, Brian Okonkëo, Elian Quesada-Thorn dhe Zacariah Shuaib.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.