Kepa Arrizabalaga ka mundur të përfundojë transferimin e tij nga Chelsea në Arsenal. Ka qenë pikërisht Arsenal I cili e ka konfirmuar një lëvizje të tillë. Transferimi I tij është përfolur prej kohësh dhe tashmë Arsenal ka pasur mundësinë që të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit me blutë. Ishin tetë million euro që e mbanin pezull këtë klauzolë. Topcinjtë e vlerësojnë formën e tij dhe kërkojnë që të shërbejë më tej në ekip.
Kalimi I tij në Chelsea ishte mjaft I bujshëm pas një serie pengesash që ata hasën. Transferimi I tij u regjistrua si një ndër portierët më të shtrenjtë në histori. Gjatë qëndrimit të tij në klub ai ishte pjesë e disa trofeve të siguruar duke dhënë kështu kontributin e tij në lojë. Por, duke mos qenë titular ishte e nevojshme për të që të siguronte një pozitë të tillë.

Mikel Arteta I cili kishte mundësi në zgjedhje mes David Rayan e vlerësoi se pozita si titular mund të jetë e zvendësueshme. Me përvojën e tij ai do të jetë pjesë e topcinjëve të cilët vazhdojnë me përmirësimin e skuadrës. Është piëkrisht prurja e dytë në ekip pas Martin Zubimendit, të nevojshme këto për të siguruar një ekip më shumë kërkues.
Me 163 paraqitje në Chelsea ai ka qenë në një rol mjaft të rëndësishëm ku ka sjellë një frymë të rëndësishme në ekip. Edhe pse së fundmi me një kohë e cila ka qenë e limituar shërbimi I tij ka qenë I vazhdueshëm, ku tashmë do të kontribuojë në Arsenali.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.