Fermin Lopez ishte një prej yjeve të rrinj të Barcelonës I cili nuk arriti të transferohej në këtë sezon. Edhe pse oferta ishte e majme dhe tunduese për të ai vazhdoi rrugëtimin e tij në ekipin katalanas. Chelsea ishte ekipi I cili ishte vendosur pas tij për të siguruar shërbimin. Por, mesa duket dhe tentativat disa milionëshe nuk është se e ndikuan atë në zgjedhjen e tij.
Mediat e theksuan se interesi I Chelseas ishte tepër I madh dhe ata e kishin përfshirë në projektin e tyre të ardhshëm yllin e barcelonës. Por, ishte vendimi I 22 vjecarit që e bëri atë përsëri pjesë të Barcelonës. Lopez në zgjedhjen e tij e theksoi se ëndrra e tij është avancimi I mëtejshë nën fanellën e katalunasve.

Ishte një vendim I cili nuk ishte lehtësisht I thjeshtë për Lopez. Dhe pse ai kishte marrë konfirmimin në ekip nga Hans Flick ai është konsultuar më tej me të. Periudhë kur ai e konsideronte ofertën e ekipit anglez për afrimin e tij në ekip. Por, mesa duket ishte pikërisht Flick dhe Laporta që e bindën atë në zgjedhjen e tij.
I vendosur në porojektin e ardhshëm të ekipit spanjoll ai e vlerësoi si më të hijshme qëndrimin e tij atje. Kjo e bëri që dhe vendimi I tij të ishtë pro sa I përket vazhdimit të mëtejshëm në katalunasit. Forma e tij në këtë sezon ka qenë mjaft e mirë dhe e ka bërë që ai të vendoset si pjesë e rëndësishme e formacionit për Hans Flick.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.