Një ndër transferimet më të bujshme në këtë sezon, padyshim që e ka kryer Liverpool. Ishin të kuqtë të cilët arritën deri në fund të mund të siguronin shërbimin e Florian Wirtz. Lojtari I Bayer Leverkusen pas një serie shumë të gjatë tratativash bëri zgjedhjen e tij për të shkuar në Liverpool.
Ajo që ka ngjallur më shumë dyshim në lidhje me këtë transferim ka qenë pikërisht se pse ai ka bërë këtë zgjedhje për të ardhmen e tij. Ylli gjerman I cili ka qenë shumë më pranë një mundësie transferimi në Manchester City ka refuzuar kalimin atje. Kjo ka ndodhur shumë më shpejt dhe pikërisht për shkak të një mungese sigurie që kishte ndjerë ai nga drejtuesi teknin Pep Guardiola. Mungesa e një plani të qartë dhe e një vizioni sa I përket angazhimin e tij në City ka bërë që zgjedhja e tij të jetë jashtë mundësive.

Vetëm 21 vjec ai ka nënshkruar një kontratë e cila do të sjellë për të një shumë prej 116.5 milion euro. Kalim I cili u konsideruar I kushtueshëm por është pikërisht Arne slot që e bën të jetë më tej I bindur për këtë kalim. Ai ka qenë për kohë shumë të gjatë synim I shumë prej klubeve të ndryshme europiane. Por ka qenë pikërisht Slot I cili ka ofruar një projekt bindës dhe e ka bërë që të jetë kështu zgjedhja e Wirtz. Me një ekip që është drejt përmirësimit, synimi I tyre do të jetë Champions për të pasur një lëvizje më të sigurt atje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.