Arteta I bindur për fitoren e djeshme ndaj Real

Arteta I bindur për fitoren e djeshme

Mikel Arteta është shprehur për fitoren në sfidën e djeshme. Ai ka theksuar se besimi i tij në aftësinë e ekipit ka qenë gjatë gjithë kohës. Arsenal arriti të mposhtë Real Madrid me një rezultat 3-0. Bindja e trajnerit ekzistonte në këtë sfidë dhe pse ishin përballë një ekipi si Real.

Përpara ndeshjes ai është shprehur tepër optimist për këtë takim dhe kjo ka ndodhur me ta. Përputhja e bindjes me rezultatin e fitores ishte një fitore për ekipin anglez.

Skuadra u pa tejet dominuese ndaj madrilenëve me Rice i cili arriti të shënojë dy gola nga goditja e lirë. Trajneri vleresoi teknikën e treguar në fushën e lojës prej tij dhe e përgëzoi për performancën e treguar. Jo vetëm shënuesin po në përgjithësi të gjithë ekipin më këtë sfidë të parë cerekfinale.

Ricen ai e cilësoi si një lojtar tepër të saktë, në mënyrën se si ai e godet topin. Përsëritja e golit të parë e bën atë një talent duke e theksuar formën e tij. Njëherësh ai qartësoi se nuk ishin në disnivele në këtë sfidë ku bindja e tyre vjen nga pergatitja.

Arteta I bindur për fitoren e djeshme
Arteta I bindur për fitoren e djeshme

Mbështetja e tifozërisë vendase është një tjetër fakt që e bën ekipin të arrijë rezultat. Shkallët e stadiumit ishin lojtari i 12 në fushë cka e favorizuan më tej në fushën e lojës. Një pjesë e lavdisë i takon dhe mbështetësve që kanë qenë gjatë gjithë lojës një faktor i rëndësishëm. Arsenali do të udhëtojë drejt spanjës javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit.