Asist I Gjimshiti, Atalanta e pandalshme në Serinë A

Asist I Gjimshiti, Atalanta e pandalshme në Serinë A

Eksperienca e saj në një event europian mbarroi, Atalnata u skualfikua prej UEFA Champions League dhe tashmë fokusi I tyre është kthyer në shëtpëi. Seria A deri më tani për ta ka qenë një eksperiencë pozitive duke qenë se janë të pozicionuar të tretët me vetëm tre pikë larg kryesuesve. Ndoshta një largim prej këtij eventi e kthjellon më tej ekipin bardhe blu për të pasur një qëllim I cili duket tepër I afërt këtë sezon. Humbja për ta ka qenë tërësisht e minimizuar në kampionat duke humbur vetëm katër të tilla dhe jemi në javën e 26.

Fitorja e tyre erdhi në transfertë përballë Empoli ku ata shënuan plot pesë herë në portën kundërshtare dhe arritën të mbanin portën e pastër. Reagimi I tyre me goleadë në këtë përballje kundër Empolit të vendit të 18 I cili është në kufijtë e mbijetesës në kampionat, rikujton dhe një herë zotërimin e tyre në Serinë A. rezultati u zhbllokua në minutën e 27 nga Giasi I cili ishte I pari që dërgoi topin në rrjetë, më pas një asis I Berat Gjimshiti bëri të mundur dyfishimin e rezultatit.

Lukmani ishte ai e cili e shtyhu më tej ekipin drejt sigurisë në këtë fitore me dy gola të shënuar në minutën e 43 dhe 55. Por, Atalanta nuk u ndal me aq më tej vulosja përfundimtare e rezultatit u bë në minutën e 74 me një gol nga Xapakosta. Një fitore e sigurt që I jep më shumë besim ekipit për të pasur tashmë mundësinë e një titulli, e cila vjen në të njejtën javë pas eleminimit nga Champions League.