Kristjan Asllani ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ylli shqiptar i cili në këtë sezon ka pasur një formë mjaft të mirë në Inter e konsideron një largim. Chivu duket se nuk e përfshin në projektin e ekipit sezonin e ardshëm. Kjo e ka vendosur dhe Inter në kërkim të një ekipi të rri për mesfushorin e saj. Fillimisht drejtues të klubit zikaltër kanë përcaktuar vlerën për lojtarin. 14 milion euro kërkohen për kartonin e tij.
Pavarësisht se është një periudhë e paqartë për të, klube të ndryshme janë të interesuar për shërbimin e të rriut. Kjo merkato duket se mund ta vendosë të rriun dhe në La Liga. Betis e ka konsideruar si të mundur afrimin e mesfushorit.

Edhe pse në një formë mjaft të mirë ai nuk ka mundur të sigurojë një pozicion titullari të vazhdueshëm. Kjo e vendos dhe në një pikëpyetje nëse do të jetë sezonin e ardhshëm apo jo. Mediat italiane cilësojnë se 22 vjecari ka ndërmarrë hapa sa i përket lëvizjes së tij në klubin spanjoll.
Kalimi i tij në Inter është përfolur se do të ishte një investim mjaft i mirë. Por, nuk ishte aspak pranë pritshmërive të duhura sa i përket synimeve qe zikaltërit kishin.
Largimi i tij ende nuk është konfirmuar nga Inter, kjo pasi është diskutuar shpesh pasi një boshllëk mund të jetë për mesfushën e Inter. Hakan Calhanoglu është vendosur në presion sa i përket dëshirës e tij për të qenë larg zikaltërve. Kjo mesa duket mund të shtyjë largimin e Asllanit nga Inter.