Interi rikthehet në Serinë A pas suksesit të tyre në mes javë. Një ndeshje e rëndësishme hap rrugën e tyre për në finalen e UEFA Champions League. Rrugëtim I cili në gjysmëfinale u kalua me sukses përballë Barcelonës. Euforia e Zikaltërve është e lartë duke besuar për një tjetër mundësi ku do të jenë përballë PSG në finale. Deri në atë ndeshje ata kanë një tjetër detyre të rëndësishme. Prezantimi në mënyrën e duhur në kampionatin vendas.
Detyra e javës së 36 ishte përballë Torinos, ku ata mundën me sukses që të siguronin një fitore tepër të rëndësishme. Zikaltërit ishin ata që e niën mirë lojën e tyre duke kaluar në epërsi me një gol të shpejtë të shënuar. Zalkevsi arriti të shënojë pas një assistimi të Bastoni duke e cuar sfidën kështu në një epërsi prej një goli. Thyerja e akullit sjell më shumë besim në Inter për një sfidë e cila mund të dominohej prej tyre.

Pjesa e parë vazhdoi me raste të ndryshme dhe të shumta në të dy kampet. Por, kjo nuk solli një gol për asnjë prej ekipeve. Por, nisja e pjesës së dytë rezervon një mundësi të mirë për zikaltërit. Kristjan Asllani I gjendur në pikën e 11 metërisht arrin që të shënojë për ekipin. Goli I tij është I dyti për ekipin pas një tjetër të shënuar një ndeshje më herët. Kjo I jep mundësi angazhimi në ekipi duke dhënë kontributin e tij në këtë periudhë të ngarkar për ekipin. Tashmë me pikë të barabarta me Napolin ata do të duhet të diferencohen për të siguruar Serinë A.