Asllani, shndëron një penallti në gol, sukses I titullarëve

Asllani, shndëron një penallti në gol, sukses I titullarëve

Fundjava solli padyshim shumë prej djemëve të kombëtares të angazhuar në ndeshjet e tyre me klubet ku debutojnë. Forma e tyre kohët e fundit ka qenë mjaft e mirë dhe kjo është vënë re duke sjellë më nga afër të gjithë lojtarët. Në këtë fundjavë shumë prej tyre ishin titullarë duke pasur besimin në klubet ku luajnë. Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Myrto Uzuni, Taulant Seferi dhe Mirlind Daku.

Këta ishin lojtarët e kombëtares që ishin aktivë në fushën e lojës që prej minutës të parë, duke sjellë gjithashtu dhe një ndryshim në lojë. Asllani padyshim që do të duhet të diferencohet në ndeshjen e djeshme. Bëhët fjalë për fitoren që I dhuroi ai ekipit duke mundësuar besimin e një titulli të Inter në Serinë A. Asllani arriti të shënonte nga pika e njëmbëdhjetëmetërshit duke dhuruar kështu fitoren për skuadrën e tij ndaj Veronës. Me këtë fitore besimi I ekipit për titull është ende në lojë. Gjithashtu, ndikimi duke qenë se janë përballë një ndeshje tepër të rëndësishme në Champions.

Asllani, shndëron një penallti në gol, sukses I titullarëve
Asllani, shndëron një penallti në gol, sukses I titullarëve

Rey Manaj, bëri një performancë mjaft të mirë në Turqi. Kjo ishte në vazhdën e tij duke qenë se në këtë sezon ka pasur një rezultat fantastik. Me fanellën e Sivasspor ai arriti të shënojë duke e shndëruar kështu në favor në sfidën ndaj Galatasaray. Kështu ai vazhdoi me golin e tij të 12 të shënuar në këtë sezon. Kjo e shndëron padyshim në një prej golashënuesve më të mirë në këtë sezon. Hysaj, ishte në rolin e asistuesit në golin që I dhuroi fitoren ekipit të tij Lazio.